Romani i parë për të rritur i Joanne Rowling me titullin "The Casual Vacancy", del në shitje të enjten nëpër libraritë britanike. Autorja e librave të njohur për Harry Potterin, të cilët nëpër botë janë shitur në 450 milionë kopje, mund të llogarisë në interesim të madh, pasi ende pa u botuar janë porositur një milion kopje të romanit të saj të ri.

 Romani "The Casual Vacancy" - ngjarja e të cilit zhvillohet në një fshat virtual Pagford në Angli - është paralajmëruar si botimi më i shitur i vitit në beletristikë. Rowling ka njoftuar se romani i saj i parë për të rritur ka të bëjë me tema fort të largëta nga ato të djaloshit magjistar si politika, narkomania, prostitucioni. J.K. Rowling, nënë e tre fëmijëve, ka një pasuri që llogaritet deri në 703 milionë euro. Ajo po punon në dy libra të rinj për fëmijë.
(dhh/shqiptarja.com)