ROMË – Italia përshëndet rihapjen e hetimeve për masakrën e nazistëve në Toskanë

LUCCA - Vendimi i Gjermanisë për rihapjen e hetimeve për një masakër të Luftës së Dytë Botërore kundër 560 civilëve italianë në Toskanë, të vrarë nga ushtarët nazistë, 70 vjet më parë, është një lajm i mirëpritur, deklaruan sot zyrtarë italianë. "Vendimi i gjykatës gjermane është në një linjë me drejtësinë italiane", deklaroi prokurori Marco De Paolis, i cili është përgjegjës për palën italiane për ndjekjet penale referuar masakrësë së 12 gushtit të vitit 1944, ku u vranë edhe 116 fëmijë në fshatin Sant'Anna të Stazzemas, pranë Luccas. "Unë shpresoj se ata do të vazhdojnë gjykimin dhe ky gjykim është në përputhje me drejtësinë italiane", shtoi ai. Presidenti italian, Giorgio Napolitano tha se në përvjetorin e 70-të të masakrës, ishte koha për "rihapjen e një mundësie për llogaridhënie përpara ligjit". Në një letër drejtuar komunitetit të Sant'Annas, presidenti tha se shpresonte për më shumë bashkëpunim nga Gjermania për hetimin. "Unë uroj që të mos humbasë këtë ditë të trishtuar dhe solemne", shkroi Napolitano. "Unë jam gjithmonë i ndërgjegjshëm, gjithmonë në
mbështetje të popullit të Sant'Annas dhe shpreh admirimin tim për ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për kauzën e së vërtetës dhe drejtësisë", theksoi ai./ATSH/.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen