ROMË, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Roma do të ndjekë metodën e përdorimit të kamerave monitoruese të mbyllura për të vëzhguar lagjet më të rrezikshme gjatë natës, në përpjekje për të penguar trafikun e drogës, deklaroi sot kryetari i bashkisë së kryeqytetit italian, Ignazio Marino, pas një takimi të Komitetit të Rregullit dhe Sigurisë së Romës. Masat e sigurisë janë marrë pas ankesave të banorëve për shpërndarjen e drogës në lagjet historike të Romës, Pigneto dhe San Lorenzo. Në fillim të qershorit, u krijuan njësi speciale të policisë për të patrulluar në lagjet dhe tregjet historike të Romëssi edhe për të parandaluar tregtinë e drogës. Qëllimi i Marinos për parandalimin e trafikut të drogës nëpërmjet kamerave, do të realizohet në 30 ditët e ardhshme. "Po punojmë për të realizuar brenda 30 ditëve planin tonë", deklaroi Marino./ a.jor.
/Shqiptarja.com









