Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i cili ndodhet që prej ditës së djeshme për vizitë në Itali, u takua sot në Romë me Ministrin e Jashtëm Luigi di Maio.
"Ne jemi aleatë të SHBA dhe ndajmë shqetësimet të njëjta në lidhje me disa çështje të infrastrukturës strategjike siç është 5G. Ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në ndonjë marrëveshje tregtare që mund të dëmtojnë sovranitetin tonë si shtet".
Janë këto disa pasazhe nga deklarata e Ministrit të Jashtëm Italian Luigi di Maio gjatë takimit që ai pati me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo.
Di Maio, Pompeo-s: Italia dëshiron të jetë protagoniste në NATO.
"Italia është një aleat i SHBA, pjesë e NATO-s dhe dëshiron të jetë protagoniste e paktit të Atlantikut dhe të stimulojë aleancën tonë historike drejt sfidave të reja diplomatike “, tha Di Maio.
Pompeo, Di Maio-s: "Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar mbështetjen e Italisë për të përballuar Nicolas Maduron, Presidenti Venezuelës. Ai dëshmoi paaftësi për të menaxhuar situatën në vendin e tij".
Dosja Ukraina, Pompeo: "Ne nuk do të tolerojmë frikësimin"
" Ne do t'i përgjigjemi detyrimit tonë kushtetues por në mënyrë që ato të jenë në përputhje me sistemin Amerikan dhe ne nuk do të tolerojmë kërcënime", vazhdoi Pompeo në lidhje me veton e tij në marrjen në pyetje të pesë drejtuesve të Departamenti i Shtetit për hetimin e fajësimit kundër Donald Trump në rastin e Dosjes Ukraina.
Duke iu përgjigjur një pyetje gjatë konferencës për shtyp në Villa Madama, Pompeo konfirmoi se ai kishte marrë pjesë në bisedën telefonike midis Trump dhe Zelensky më 25 korrik, objekt i hetimit të impeachment, por nuk dha detaje për atë thirrje telefonike.
Dje Pompeo u takua me Presidentin Mattarella dhe Kryeministrin Giuseppe Conte.
Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit vjen në një kohë kur ai gjendet tërësisht i përfshirë në Dosjen Ukraina, pas zbulimit të thirrjeve telefonike midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, të cilit iu kërkua të hetonte ish Zv presidentin Joe Biden.