Senati i jep besimin qeverisë ‘Conte II’, kryeministri sot në Bruksel për ligjin e buxhetit

Senati i jep besimin qeverisë ‘Conte II’, kryeministri sot në Bruksel për ligjin e buxhetit

Qeveria e re italiane e kryeministrit Giuseppe Conte, ka marrë dje edhe besimin e Senatit me 169 vota pro dhe 133 kundër.

Ashtu si dhe pritej, votuan kundër Lega, Forza Italia dhe Fratelli d'Italia.

Kryeministri Conte në fjalën e tij para Senatorëve, tha se ‘Ky është një fillim i ri për Italinë, qe do të vijë përmes reformave që do të ringjallin shpresën’

Po dje në mbëmje, Kryeministri Giuseppe Conte udhëtoi drejt Brukselit, ku do të diskutojë me partnerët europian rifillimin e negociatave për ligjin e ardhshëm të buxhetit.

Sot në Bruksel Conte do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb