Romeo Kara dhe Fatmir Merkoçi teksa po komentonin PD në 'Studio Live', në prag të zgjedhjeve të 11 majit, u ndalën edhe tek vlerësimi i Berishës dhe kundërshtarit të tij Ramës.
Kara kritikoi ashpër Sali Berishën, duke e cilësuar si burimin e "të gjithë të zezave" në politikën shqiptare, ndërsa shtoi se Partia Socialiste ka adoptuar të njëjtin model manipulimi dhe shfrytëzimi të pushtetit. "Kjo forcë politike e ka mbaruar misionin e saj. As Saliu, as Rama nuk përfaqësojnë popullin shqiptar, por interesat e tyre personale," deklaroi Kara.
Merkoçi shtoi se manipulimi dhe besnikëria e verbër ndaj liderëve janë tipare që kanë mbajtur Berishën dhe Ramën në pushtet për kaq gjatë.
Romeo Kara: Mendoj që është nisur me këmbë të majtë kjo punë. Në fillim të vitit 91 kur flisnim për demokraci, për anëtarët. Me këtë kartë erdhi Berisha prapë, ka ardhur momenti final. Po e lë këtë diskutim në mënyrë hipokrite, sikur do vendosin njerëzit. Në 1991 Berisha kooptoi Kryesinë. Ligj ka qenë aty vullneti i tij. Njerëzit nuk kanë bërë ndonjë punë të hajrit. Njerëzit janë turrur kush ti shërbejë atij. Edhe në krahun tjetër, njerëzit tentojnë kush ti shërbejnë Ramës. Të dy nuk e njohin realitetin. Po të kesh prapa njerëz që vetëm lëpihen, për këtë arsye janë kaq gjatë në pushtet. Kjo forcë politike e ka mbaruar misionin e saj. Forcë antishqiptare. A kanë turp këta? Kurrë mos i plotësofshin orekset e tyre. Mua rruga e Shqipërisë dhe dinjiteti nuk më çon as te Saliu dhe as te Rama. Ja e mori Saliu Shqipërinë ku do e çojë. Do i thotë britaniku dhe amerikani je i papranueshëm, këta duan të besojmë përrallat e Saliut. Janë të padenjë të përfaqësojnë veten e tyre jo më popullin shqiptar.
Mërkoçi: Berisha është i manipulueshëm. Nëse të ka mik dhe thotë Romeo është burrë shumë i mirë. Manipulimi është besimi. I lëpihen dhe rrinë brenda guackës së vet. Por jo se kanë dhënë ndonjë gjë.
Romeo Kara: Manipulueshëm mund të jesh deri në kryetar partie, Berisha është hesapxhi. Por mendoj se nuk i ka dalë mirë hesapi. Se shenjtallëku shkon krah për krah me budallallëkun. Hesapet do lahen në këtë botë dhe atë botë. Berisha është fillesa e gjithë të zezave. Çdo kush që ka ardhur ka qenë pak Berishë. Këtë model e mori dhe PS-ja.
Lajmi kryesor: