Romeo Kara: Meta frymëzuesi i krimit, SPAK e di shumë mirë! Më kanë këshilluar të ruhem

Romeo Kara: Meta frymëzuesi i krimit, SPAK e di shumë mirë! Më kanë këshilluar të ruhem

Romeo Kara në 'Studio Live' në Report Tv

1718205283_studiolive.jpg

Avokati Romeo Kara teksa komentoi në Studio Live hetimet e SPAK ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, u shpreh se Ilir Meta ka qenë një nga frymëzuesit e krimit në vend. SPAK e di shumë mirë këtë gjë sipas tij, ndërsa shton se kokat e krimit të dala nga operacionet Metamorfoza kanë lidhje edhe me Metën.

'I gjithë operacioni Metamorfoza ka të bëjë që ata të shkojnë te kokat e politikës. I gjithë ky enturazh kriminal është goditur pikërisht për të vajtur te kokat e politikës. Duhet ta lexojmë mirë heshtjen e Metës pas këtij operacioni, ashtu dhe kërcënimet e tij. Është një nga personat që ka frymëzuar krimin. Nuk është çudi të dali në hetimet e mëvonshme. SPAK është në dijeni dhe jo rastësisht janë goditur persona kriminal afër me politikën. Nuk duhet të ndajmë çështjen e Santos, Tom Doshit. Dhe kërcënimet disa herë Dumanit dhe SPAK. Kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Edhe personalisht më kanë këshilluar të ruhem nga këta persona që janë kapur nga SPAK. E para se më shikonin që nuk ruhesha. Kam qenë i pranishëm në çdo orë ku kam dashur të jem. E dyta se po godisja në shenjë, e treta po shqetësoja krimin më të lartë në politikën shqiptare. SPAK duhet të hetojë mirë edhe kërcënimet para fushatës së 2021, të grupeve të Metës, me të cilët pretendonte zbatimin e kushtetutës. Duhet të investigojë mirë, se është grusht shteti, atë grevë anti shqiptare që tentoj të bllokoj zbarkimin e NATO dhe proçkave me trafikun ajror', u shpreh avokati Romeo Kara.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në SPAK/ Juristi Romeo Kara në 'Studio Live': Së shpejti do ketë një akuzë! Edhe 'Metamorfoza' ka lidhje me Metën


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite