Kryemadhi në SPAK/ Juristi Romeo Kara në 'Studio Live': Së shpejti do ketë një akuzë! Edhe 'Metamorfoza' ka lidhje me Metën

Monika Kryemadhi u paraqit për herë të dytë sot në SPAK për tu marrë në pyetje nga prokurorët lidhur me pasurinë e saj dhe të Ilir Metës.

Për juristin Romeo Kara, i ftuar në 'Studio Live', tashmë pritet që SPAK të dalë me një akuzë konkrete, pasi është në hapat finale të çështjes së pasurisë Meta-Kryemadhi.

'Mendoj se deklaratat e fundit janë korrekte. Çdo faturë ka përshkrimin e saj. Faturën nga spitalet janë me përshkrim të saktë. Mendoj që vetë ajo edhe Meta janë të vetëdijshëm për pozicionin ku janë. Është më e vetëkontrolluar se Meta. Nuk është çudi që këto të jenë takimet e fundit që bën SPAK. Mund të ketë komunikim akuze apo mbyllje çështje', tha juristi.

Ndërkohë ai shkon më tej duke thënë për Arbër Hitajn se edhe operacionet 'Metamorfoza' që nxori në pah kokat e krimit në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre, sipas juristit kanë lidhje me politikën shqiptare e konkretisht me Metën.

'I gjithë operacioni Metamorfoza ka të bëjë që ata të shkojnë te kokat e politikës. I gjithë ky enturazh kriminal është goditur pikërisht për të vajtur te kokat e politikës. Duhet ta lexojmë mirë heshtjen e Metës pas këtij operacioni, ashtu dhe kërcënimet e tij. Është një nga personat që ka frymëzuar krimin. Nuk është çudi të dali në hetimet e mëvonshme. SPAK është në dijeni dhe jo rastësisht janë goditur persona kriminal afër me politikën. Nuk duhet të ndajmë çështjen e Santos, Tom Doshit. Dhe kërcënimet disa herë Dumanit dhe SPAK. Kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Edhe personalisht më kanë këshilluar të ruhem nga këta persona që janë kapur nga SPAK. E para se më shikonin që nuk ruhesha. Kam qenë i pranishëm në çdo orë ku kam dashur të jem. E dyta se po godisja në shenjë, e treta po shqetësoja krimin më të lartë në politikën shqiptare. SPAK duhet të hetojë mirë edhe kërcënimet para fushatës së 2021, të grupeve të Metës, me të cilët pretendonte zbatimin e kushtetutës. Duhet të investigojë mirë, se është grusht shteti, atë grevë anti shqiptare që tentoj të bllokoj zbarkimin e NATO dhe proçkave me trafikun ajror.

Kam punuar gjatë në atë sektor, Meta duhet ta dijë pse njerëzit e tij janë paraqitur janë atje dhe kanë folur në emër të tij. SPAK po tregohet i kujdesshëm. Po shkatërron mburojën kriminale të politikës. Ka pasur frymëzim nga politika', shton ai.

Sakaq, Kara i rikthehet edhe vrasjes së biznesmenit Artan Santo, e cila sipas tij po të hetohet del që ka lidhje në të edhe Ilir Meta.

'Edhe vrasja e Santos na lidhin trekëndëshin Tiranë-Durrës-Krujë. SPAK nuk do e ketë vështirë të hetojë këtë ngjarje.

Ka qenë njeri i mirësjellshëm, por besoj se akte të paligjshme ka bërë dhe ai. Nuk është pa gjynahe financiare. Ka pasur guximin. Gjurmët kanë çuar në këtë drejtim. A kanë qenë interesa direkte apo jo duhet të jemi të vëmendshëm. Shumë njerëz rreth Metës kanë marrë prona, privatizuar pjesë të mëdhaja të pasurisë kombëtare. Ndryshimet që ka dashur të bëjë Santo, kanë qenë të kundërshtuara nga epersona me pushtet dhe iu dah dënimi dhe mesazhi. Nuk besoj se është vështirë të gjeje kush përfitonte nga një veprim i tillë. Unë nuk kam kohë të tepërt të merrem vetëm me këtë rast', thekson juristi.

Kara beson se pas drejtësisë së re janë miqtë tanë ndërkombëtarët që do të rikthejnë besimin tek shqiptarët.

'Meta ka disa javë që nuk po çakërdiset më. Ka arsye. Çakërdiset me arsye dhe qetësohet me arsye. Kam besim jo tek enturazhi politik. Por kam besim tek dashamirësit tanë. Për arsye gjeopolitike do ta kthejnë morale. Kam besim që e kanë kuptuar që është shpërdoruar, shqiptarët vuajnë për drejtësi. Për një shtet ku nuk do ketë njeri mbi ligjin.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Romeo Kara: Meta frymëzuesi i krimit, SPAK e di shumë mirë! Më kanë këshilluar të ruhem

1718205283_studiolive.jpg

Avokati Romeo Kara teksa komentoi në Studio Live hetimet e SPAK ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, u shpreh se Ilir Meta ka qenë një nga frymëzuesit e krimit në vend. SPAK e di shumë mirë këtë gjë sipas tij, ndërsa shton se kokat e krimit të dala nga operacionet Metamorfoza kanë lidhje edhe me Metën.

'I gjithë operacioni Metamorfoza ka të bëjë që ata të shkojnë te kokat e politikës. I gjithë ky enturazh kriminal është goditur pikërisht për të vajtur te kokat e politikës. Duhet ta lexojmë mirë heshtjen e Metës pas këtij operacioni, ashtu dhe kërcënimet e tij. Është një nga personat që ka frymëzuar krimin. Nuk është çudi të dali në hetimet e mëvonshme. SPAK është në dijeni dhe jo rastësisht janë goditur persona kriminal afër me politikën. Nuk duhet të ndajmë çështjen e Santos, Tom Doshit. Dhe kërcënimet disa herë Dumanit dhe SPAK. Kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Edhe personalisht më kanë këshilluar të ruhem nga këta persona që janë kapur nga SPAK. E para se më shikonin që nuk ruhesha. Kam qenë i pranishëm në çdo orë ku kam dashur të jem. E dyta se po godisja në shenjë, e treta po shqetësoja krimin më të lartë në politikën shqiptare. SPAK duhet të hetojë mirë edhe kërcënimet para fushatës së 2021, të grupeve të Metës, me të cilët pretendonte zbatimin e kushtetutës. Duhet të investigojë mirë, se është grusht shteti, atë grevë anti shqiptare që tentoj të bllokoj zbarkimin e NATO dhe proçkave me trafikun ajror', u shpreh avokati Romeo Kara.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maro: 13/06/2024 05:47

    Po si nuk ka lidhje me Meten! Vrasesi Arben Ndoka ishte dhe eshte deputet i Metes.... edhe Dumanin Tom Doshi e rekrutoi dhe regjistroi per Meten..... ka lidhje Likja per metamorfozen ne 2005, 2007 dhe 2013 kur u bashkua dhe mbeshteti nje pocaqi si Edi Rama. Tani ta mbaje ke veni brrylin.

    Përgjigju
    • Besi: 13/06/2024 08:15

      po trajtimet estetike te Mones ne Amsterdam i harrove

  • jani: 12/06/2024 18:13

    ILIR META,,SALI BERISHA DY KRIMINELET E ZI TE TRANZICIONIT SHQIPTAR....

    Përgjigju
  • ulsiu: 12/06/2024 18:11

    ISHALLAH,,,,AMIN O ZOT..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut