Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm

Një retorikë të ashpër ka përdorur Juristi Romeo Kara ndërsa komentoi në “Studio Live” në Report Tv deklaratat e kreu të PL Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Një njeri që ka bërë krime, e quajti Kara kreun e PL-së, për të cilin tha se e konsideron veten të paprekshëm.

SPAK ka bërë gabime të mëdha se duhet ta kishte kapur Metën në majë të paraleles për veshi me gjithë familjen e vetë që e ka zhytur në krim. Me gjithë bandën LSI, që nëse i merr 1 më 1 ish drejtorët që edhe kur nuk kishin njerëzit para për të paguar për të hyrë në punë punonin 6 muaj falas e pastaj vazhdonin punën. Kur të flet Meta për moral është për t’i rënë murit me kokë. Për këtë ka faj SPAK që rri nga 7 vjet dhe i vjen vërdallë këtij personi. Që duke i ardhur vërdallë këtij i është mbushur mendja se është i paprekshëm. Dhe guxon ky merret dhe me Amerikën. Se ai tallet me këta të huajt. Është miliarder. Një njeri që ka bërë krime. Jam dakord me Berishën që nja dy i ka lënë te mali me gropa. S’ka lënë gjë të zezë pa bërë del e na shet dokrra. Se nuk e njohim ne ilir Metën apo ilir Metajn”, tha Kara në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Të pashpresë e konsideroi juristi Metën, ndërsa zhurmën që ka krijuar së fundi ia atribuoi pasigurive që ai ka.

“Për herë të parë që u janë plotësisht dakord me Berishën që ai është një kokë e qelbur dhe një kokë e krimit. Besoj se ky kokë 18 cepësh për mua që është kokë e qelbur dhe e krimit është thjesht i pashpresë. E kam thënë se personi më i zhurmshëm nuk është më i forti por më i pasigurti. Ai e shef të ardhmen e tij katastrofë".


 Edhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli e quajti autogol gjuhën e ashpër të Metës ndaj SPAK.

“Kam pasur kontestime ndaj SPAK, por diferenca mes kontestimeve dhe gjuhës së ashpër është e madhe, në përplasjen mes metës dhe dumanit dikur do t’i duhet ti mbyllet karriera. Dhe këtu mendoj se mbyllet karriera e Metës. Retorika është e papranueshme, aman kjo kurrsesi nuk mundet të jetë një mbështetje pa kushte ndaj SPAK. SPAK e mbështes edhe unë. Ama nuk mund të thuash sot se spak është në vijën e duhur. S’po gjen dot një person të arrestuar në detyrë. S’po gjen dot një zyrtar të arrestuar në detyrë. Meta po bën gafë trashanike në mënyrën si i drejtohet spak. Po bën autogol. Duam apo jo, SPAK është institucion kushtetues", u shpreh Dhuli.


Lajmi kryesor:

Nisma kundër 'tradhtarëve', Koçi: Plotëson dekriminalizimin! Jo kandidatë që përdhosin atdheun! Kara: Ligj që na duhej me kohë


B.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima