Nisma kundër 'tradhtarëve', Koçi: Plotëson dekriminalizimin! Jo kandidatë që përdhosin atdheun! Kara: Ligj që na duhej me kohë

Deputeti socialist Petro Koçi në një lidhje për “Studio Live” në Report Tv shpjegoi arsyet pse propozoi nismë që të mos kandidojnë apo emërohen në funksione publike persona që përdhosin simbolet kombëtare.

Koçi e cilësoi si një projektligj që plotëson dekriminalizimin.

“Ky është projektligj që plotëson ligjin e dekriminalizimit. Zgjedhja do të thotë që ti t'i shërbesh me adhurim republikës. Është fare pa sens që KQZ e ka të pamundur të ndalojë persona që janë dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare. Pseduhet që persona që e urrejnë republikën dhe kanë përdhosur simbolet e saj të kandidojnë e me demek të përfaqësojnë republikën”, tha ai në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj.

Kjo iniciativë spunton e ka marrë nga rasti i Fredi Belerit, shtoi Koçi.

“Spunton e ka marrë nga Beleri. Ky projektligj i shpëton dhe partitë politike nga mëkati. Edhe PD e LSI do ta kenë të pamundur nesër që të kandidojnë figura që janë përfshirë në ngjarje të rënda apo që janë dënuar nga gjykata për përdhosje të republikës.

Kjo është një çështje që lidhet me standardet ligjore të republikës së Shqipërisë. Si ndalohet një spiun i shërbimeve sekrete që ta ndalosh të kandidojë për kryetarë partie.”

Kjo nismë depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Petro Koçi parashikon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për ata persona që i ka cilësuar si “tradhtarët e Kombit”. Për juristin Rome Kara ky ligj duhet të ishte standard edhe për certifikimin e personave që merren ne jetë publike përveç atyre të politikës.

"Ky ligj duhet të ishte standard për certifikimin e personave që merren me politikë dhe për personat që merren me jetë publike e pastaj edhe në administratë e sektorë të tjerë me rëndësi. Ne e kemi të parashikuar në kod penal që ndjekin penalisht dhe persona që nuk kanë shtetësi shqiptare që përdhosin simbolet tona. Jashtë shqiptarët edhe kur nuk arrijnë të përvetësojnë mirë e jo më të mos respektojnë historinë në Britani dhe në vende të tjera nuk e marrin atë shtetësinë dhe pashaportën, pra këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jemi në një udhëkryq interesash. Jemi bërë shesh betejë edhe të zbulimeve tuaja por në mënyrë të tillë që të krenohen njerëzit që janë anti- shqiptar që të përdhosin dinjitetin e këtij vendi nuk do lejohen".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm

Një retorikë të ashpër ka përdorur Juristi Romeo Kara ndërsa komentoi në “Studio Live” në Report Tv deklaratat e kreu të PL Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Një njeri që ka bërë krime, e quajti Kara kreun e PL-së, për të cilin tha se e konsideron veten të paprekshëm.

“SPAK ka bërë gabime të mëdha se duhet ta kishte kapur Metën në majë të paraleles për veshi me gjithë familjen e vetë që e ka zhytur në krim. Me gjithë bandën LSI, që nëse i merr 1 më 1 ish drejtorët që edhe kur nuk kishin njerëzit para për të paguar për të hyrë në punë punonin 6 muaj falas e pastaj vazhdonin punën. Kur të flet Meta për moral është për t’i rënë murit me kokë. Për këtë ka faj SPAK që rri nga 7 vjet dhe i vjen vërdallë këtij personi. Që duke i ardhur vërdallë këtij i është mbushur mendja se është i paprekshëm. Dhe guxon ky merret dhe me Amerikën. Se ai tallet me këta të huajt. Është miliarder. Një njeri që ka bërë krime. Jam dakord me Berishën që nja dy i ka lënë te mali me gropa. S’ka lënë gjë të zezë pa bërë del e na shet dokrra. Se nuk e njohim ne ilir Metën apo ilir Metajn”, tha Kara në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Të pashpresë e konsideroi juristi Metën, ndërsa zhurmën që ka krijuar së fundi ia atribuoi pasigurive që ai ka.

“Për herë të parë që u janë plotësisht dakord me Berishën që ai është një kokë e qelbur dhe një kokë e krimit. Besoj se ky kokë 18 cepësh për mua që është kokë e qelbur dhe e krimit është thjesht i pashpresë. E kam thënë se personi më i zhurmshëm nuk është më i forti por më i pasigurti. Ai e shef të ardhmen e tij katastrofë".


 Edhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli e quajti autogol gjuhën e ashpër të Metës ndaj SPAK.

“Kam pasur kontestime ndaj SPAK, por diferenca mes kontestimeve dhe gjuhës së ashpër është e madhe, në përplasjen mes metës dhe dumanit dikur do t’i duhet ti mbyllet karriera. Dhe këtu mendoj se mbyllet karriera e Metës. Retorika është e papranueshme, aman kjo kurrsesi nuk mundet të jetë një mbështetje pa kushte ndaj SPAK. SPAK e mbështes edhe unë. Ama nuk mund të thuash sot se spak është në vijën e duhur. S’po gjen dot një person të arrestuar në detyrë. S’po gjen dot një zyrtar të arrestuar në detyrë. Meta po bën gafë trashanike në mënyrën si i drejtohet spak. Po bën autogol. Duam apo jo, SPAK është institucion kushtetues", u shpreh Dhuli.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë