Romët: Na përzunë për
biznesin e kunatit të Bashës
Romët, të cilëve policia bashkiake u sekuestroi motorët bashkë me shishet e plastikes që kishin mbledhur nga kazanët e plehrave, kanë protestuar dje para bashkisë që t'i lënë të punojnë.
Romët, të cilëve policia bashkiake u sekuestroi motorët bashkë me shishet e plastikes që kishin mbledhur nga kazanët e plehrave, kanë protestuar dje para bashkisë që t'i lënë të punojnë. Në fakt, ata ishin njoftuar nga bashkia e Tiranës se do të priteshin në një takim. Fillimisht ata janë paraqitur para bashkisë në orën 10:30 të paradites, por u kanë thënë se takimi do të zhvillohet pranë qendrës "Ten" dhe ata janë zhvendosur atje. Në të vërtetë aty nuk i ka pritur askush dhe u kanë thënë se i presin për një takim pranë ambienteve të bashkisë. Romët kanë ardhur rreth orës 11:10 minuta përpara bashkisë, por as aty askush nuk ka dalë as t'i pyesë se çfarë problemi kanë dhe as t'i njoftojë për ndonjë takim të mundshëm. Familjet rome, kanë protestuar për rreth gjysmë ore me parrulla në dorë ku shkruhej "Poshtë qeveria e kunatit të Bashkisë; Jo racizëm në 2012 apo Duam Bukë" dhe kërkojnë që t'u rikthehen sërish mjetet e tyre motorike dhe t'i lënë të qetë të punojnë për të mbledhur kanaçet dhe shishet plastike nga kazanët e mbeturinave. Ata kanë akuzuar Bashën se gjithë këtë aksion ndaj tyre po e bën për të favorizuar biznesin e kunatit të tij. "Ne kërkojmë që të na lënë të punojmë, me këtë punë nxjerrim buklën e fëmijëve. Dhe gjithë këtë po e bën për biznesin e kunatit. Ai e ka firmën aty në Sharrë dhe janë ankuar se në Sharrë nuk u shkokan më shumë mbeturina. Po ne ku të hamë? Punë nuk kemi, përkrahje sociale nuk kemi", - ankohen ata.
BiznesiVetëm disa muaj më parë, rreth 300 punëtorë që e siguronin bukën duke seleksionuar mbeturinat e plastikës në vendgrumbullimin e Sharrës, u detyruan me forcë nga policia bashkiake që të largoheshin nga kjo punë. Ata seleksionin mbeturina plastike dhe ua shisnin ricikluesve të ndryshëm sipas interesave dhe protestuan për disa ditë me radhë, por s'mundën të riktheheshin më. Pak kohë më parë, zona e Sharrës u rrethua dhe tashmë këtë zonë e ka marrë përsipër një firmë private, e cila i ka punësuar romët që të bëjnë seleksionimin e mbeturinave për llogari të saj. Ndryshe nga më parë, kur ata e shisnin vetë atë që seleksionin, tani ia dorëzojnë të gjithë mbetjet administratorit dhe paguhen me 1 mijë lekë të reja në ditë. Kështu të gjithë mbetjet e mbledhura i shkojnë vetëm një biznesi, pas të cilit dyshohen të jenë të përfshirë njerëz të afërt me kreun e bashkisë Lulzim Basha. Mësohet se gjithçka që ndodh me mbeturinat e Sharrës bëhet në të zezë dhe punëtorët janë të paregjistruar.
(ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35