Romët pranojnë ofertën
do të zhvendosen në Shishtufinë

Romët pranojnë ofertën<br />do të zhvendosen në Shishtufinë
TIRANE- Zgjidhet çështja e strehimit të 37 familje rome, që aktualishtë jetojnë në çadrat e ngritura në trotuar, te zona e Pallatit me Shigjeta. Romët kanë pranuar të shkojnë në ish-repartin 1005 në Shishtufinë e vënë në dispozicion nga Ministria e Mbojtjes me vendim qeverie.

Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili ka vizituar sërish dje këto familje, pasi një fëmijë 6 vjeçar ëhstë përplasur nga një autobuz i Tiranës së Re, tha se do të punohet çdo ditë që këta familjarë të strehohen sa më shpejt në atë ish-repart, ndërsa tha se pushteti vendor është treguar neglizhent ndaj kësaj situate. Djali është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në çadrën ku jeton me familjen e tij.


Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa