Shqipëria nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Vërtet prodhon histori më shumë se sa konsumon. Shpesh, ato që në pamje të parë duken si ngjarje dramatike, po t'i gërvishtësh pak dhe t'i shohësh pastaj nga distanca përfundojnë si një gallatë e madhe.
Problema më e fundit që preokupon kasabanë e revolucionit është taktika më e re guerrilase. T'i shpojnë deputetëve gomat e makinave. Me pirun!
Kjo është padiskutim një fyerje e madhe për gjithë zërat dhe kërkesat qytetare që me të drejtë dhe pastërti kërkojnë një Shqipëri më të mirë. Po nga ana tjetër është një zgërlaqje e pashoq për ata që me pirun në brez u vërsulën për të kapur ndonjë copë nga torta e "Shqipërisë së Re"
Këta janë ata që gabimisht i kanë dhënë vetes mandatin e protestuesit fuqiplotë që bën çfarë të dojë, shan kë të dojë, si të dojë, po nëse pastaj përballet me pasojat, viktimizohet dhe lëshon piskamën se i kanë shkelur të drejtat e njeriut. Gaslighting i pastër.
Po këta furkulica janë ata që edukatën shoqërore (të na falin presoret e protestës që po përmendim edukatën shoqërore, po ça t'i bësh, nga aty buron halli) e kanë zero, se po të kishin kaluar 9-vjeçaren, do ta dinin se të drejtat shoqërohen me detyrime dhe anasjellas.
Një avokat, që e respektoj nga distanca shkruante sot pak a shumë kështu: "Rregulli është i thjeshtë dhe i vjetër sa vetë qytetërimi: po shave, do të shahesh; po dhunove, do të përballesh me forcën e ligjit; po vrave, do të dënohesh. Nuk ka rëndësi nëse e quan veten protestues, revolucionar apo aktivist. Ligji nuk pyet për sloganin që mban në dorë."
Ata që nuk dinë minimalisht këtë ekuacion, kanë të njëjtin mentalitet të atyre që në '91 merrnin me gurë trenat pse ishin trena komunistë. Po atëherë ligji ishte i brishtë. Sot, nuk bën dot si të të thotë mendja, se ke pasoja! Andaj shokë të revolucionit, piruni top!
Komente












Nje analize e/o refleksion i ngjashem kur do duhej te ishte bere per miqte tuaj ne Pusht-et e te Pusht-etshem, 'roze' e 'blu', dmth amalgama 'pink' ...?, - - - - - te cilet / te cilat kane grabitur e vijojne te grabisin para te Buxhetit te Shtetit e prona shteterore e private, me vila e makina super luksoze e plot asete te tjera miliona euroshe, e te cilet ju i keni mbrojtur e i mbroni qe te mos ballafaqohen menjehere e drejtpersedrejti me Drejtesine, por keni ngritur e vazhdoni te ngrini barriera pa fund, duke perdhosur vete Strukturat e Drejtesise, duke perdhosur Parlamentin e Republikes se Shqiperise, duke perdhosur Strukturat Shteterore ne Qender e ne periferi, duke perdhosur Gjykaten Kushtetuese, duke perdhosur Partite politke si struktura, duke perdhosur antaresine e tyre, duke perdhosur votuesit e tyre, duke perdhosur perdhosur Inteligjencen Qytetare, duke perdhosur Profesionet e Profesionistet, duke perdhosur te gjithe Taksapaguesit e ndershem, duke perdhosur te Drejtat elementare e Shtetasve, duke perdhosur te Drejten e Prones e te trashegimise e Zhvillimit te saj, duke perdhosur Detyrimin qe qendron ne themel te nje Republike, dmth 'Res publica' - gjerat publike, duke perdhosur Detyrimin qe keni per te informuar e bere transparence mbi te gjithe aktivitetin tuaj zyrtar e po aq edhe reflekset e saj te gjithanshme ne interesat tuaja private e/o familjare, etj., duke perdhosur Betimin Zyrtar qe keni bere gjithsecili prej jush ne momentin e marrjes se detyres se larte publike e shteterore, duke perdhosur Paqen dhe Sigurine Kombtare!
PërgjigjuNje analize e/o refleksion i ngjashem kur do duhej te ishte bere per miqte tuaj ne Pusht-et e te Pusht-etshem, 'roze' e 'blu', dmth amalgama 'pink' ...?, - - - - - te cilet / te cilat kane grabitur e vijojne te grabisin para te Buxhetit te Shtetit e prona shteterore e private, me vila e makina super luksoze e plot asete te tjera miliona euroshe, e te cilet ju i keni mbrojtur e i mbroni qe te mos ballafaqohen menjehere e drejtpersedrejti me Drejtesine, por keni ngritur e vazhdoni te ngrini barriera pa fund, duke perdhosur vete Strukturat e Drejtesise, duke perdhosur Parlamentin e Republikes se Shqiperise, duke perdhosur Strukturat Shteterore ne Qender e ne periferi, duke perdhosur Gjykaten Kushtetuese, duke perdhosur Partite politke si struktura, duke perdhosur antaresine e tyre, duke perdhosur votuesit e tyre, duke perdhosur perdhosur Inteligjencen Qytetare, duke perdhosur Profesionet e Profesionistet, duke perdhosur te gjithe Taksapaguesit e ndershem, duke perdhosur te Drejtat elementare e Shtetasve, duke perdhosur te Drejten e Prones e te trashegimise e Zhvillimit te saj, duke perdhosur Detyrimin qe qendron ne themel te nje Republike, dmth 'Res publica' - gjerat publike, duke perdhosur Detyrimin qe keni per te informuar e bere transparence mbi te gjithe aktivitetin tuaj zyrtar e po aq edhe reflekset e saj te gjithanshme ne interesat tuaja private e/o familjare, etj., duke perdhosur Paqen dhe Sigurine Kombtare!
Përgjigju