PRISHTINE- Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy arrin nesër për vizitë një ditëshe në Prishtinë. Sipas njoftimeve të bëra nga zyra e BE-së në Prishtinë, presidenti Rompuy do të pritet nga presidentja, kreu i Kuvendit dhe kryeministri i Kosovës.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, do ta vizitojë Prishtinën nesër pasdite. Sipas agjendës, Van Rompuy do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, dhe presindenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Menjëhëre pas një takimi me kryeministrin Thaçi, Rompuy do të ketë konferencë për media. Gjatë kësaj vizite, sipas agjendës zyrtare nuk është parashikuar asnjë takim me krerët e partive opozitare në vend.
Vizita e presidentit të Këshillit të Europës pason menjëherë pas mbledhjes së fundit të mbajtur më 28 qershor, ku në Samitin e liderëve të Bashkimit Europian, formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me Kosovën, si dhe vendimi për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Europian.
Këshilli i BE-së është institucioni i tretë me radhë nga shtatë institucionet e BE-së, sipas listimit të bërë me Traktatin e BE-së. Këshilli i Europës me seli në Strasburg është një organizatë ndërkombëtare që promovon të drejtat e njeriut, zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin kulturor, dhe është i ndarë plotësisht nga Bashkimi Europian.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com