Rompuy sot në Prishtinë, nesër e
viziton ministri i Jashtëm i Suedisë

Rompuy sot në Prishtinë, nesër e<br />viziton ministri i Jashtëm i Suedisë
PRISHTINE -  Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, viziton sot Prishtinën, ku do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Para Prishtinës Herman van Rompuy fillimisht do të ndalet në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e atjeshëm.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur, sipas Rompuyt, Bashkimi Evropian është duke bërë hapa historikë në raportet me vendet e Ballkanit.

Për të njëjtin qëllim, Kosovën dhe Serbinë do t’i vizitojë nesër edhe ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, i cili pritet të jap mesazhin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve, si një akt për ecjen në integrimet evropiane.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri