PRISHTINË - Ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2012, Rona Nishliu është renditur në vendin e 18-të, ndër 250 këngët më të preferuara të fansave të Eurosong.

Kënga “Suus” e këngëtares nga Kosova ka arritur në këtë renditje të Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio pas votimit online përmes faqes së internetit 12points.tv.

Këngëtarja e ka komentuar dhe vetë lajmin në faqen e saj në Facebook: "Eurovision Song Contest History & Eurovision Song Contest Radio me rendit mua me SUUS ne poziten 18! Edhe kete vit ne mesin e top 20-shit ne kuader te 250 kengeve me te preferuara te fansave te ESC...JU DUA Lajm i bukur per te nise 2014 ha?", shkruan këngëtarja. 

rona nishliu

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)