Rona Nishliu, Beogradi njohu
rrugëtimin e muzikës shqipe
Daljet e saj janë të rralla, por të godituara profesionalisht! E veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me një zë që jehoi për disa orë, festivali “Mirëdita, dobar dan” u çel nën
Daljet e saj janë të rralla, por të godituara profesionalisht! E veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me një zë që jehoi për disa orë, festivali “Mirëdita, dobar dan” u çel nën rrugëtimin e gjatë të muzikës shqiptare nga këngëtarja Rona Nishliu dhe pianisti Gent Rushi. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Rona rrëfen emocionet që i dha kjo skenë dhe festivali “Mirëdita, dobar dan” në nder të ikonës së aktrimit Bekim Fehmiut. “U ndjeva e nderuar që hapa festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Filharmoninë e Beogradit dhe pata mundësinë t’ja dedikoj këtë koncert figurës ikonike të Bekimit Fehmiut”, shpreh Rona. Pavarësisht protestës në qendër të Beogradit, zëri i Rona Nishliut dhe ovacionet e një publiku i dhanë asaj mundësinë të këndoj perlat e Nexhmie Pagarushës, Tefta Tashko Koços dhe shumë perla të tjera.
Si u ndjeve në koncertin e mbajtur në Beograd. Një qytet deri dje tabu për shqiptarët?U ndjeva e nderuar që hapa festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Filharmoninë e Beogradit dhe pata mundësinë t’ja dedikoj këtë koncert figurës ikonike të Bekimit Fehmiut.
Si ishin reagimet?Reagimet nga publiku ishin shumë pozitive! Duartrokitjet e fuqishme dhe ovacionet më kthyen në skenë për bis, publiku në këmbë sikur donte akoma më shumë se dy orët që ju dhamë unë e Gent Rushi me repertorin tonë.
Çfarë repertori zgjodhe për të kënduar dhe cila këngë ju dha emocione të mëdha?Rrugëtimin përmes tingujve dhe harmonive të muzikës shqipe, transformuar në versionin tonë të përjetimit të atyre motiveve të cilat na kanë rritur si mua
ashtu dhe Gentin, në shumë aspekte, e kemi krijuar dhe luajtur që në vitin 2011 në “DAM Festival” në Prishtinë. Repertori numëron disa këngë të bukura shqipe të rajoneve dhe shkollave të ndryshme muzikore, të rëndësishme dhe domethënëse për çdo shqiptar. Gjithashtu, kemi përfshirë dhe dy krijime orgjinale, “Me motivet tona” krijuar nga unë dhe “Root Dance” nga Gent Rushi. Është vështirë të zgjedhësh mes më të dashurave, prandaj secila këngë më fal gjithmonë shumë emocione.
Kush ishte ideatori i këtij koncerti dhe si e përjetuat kohën deri në prag të koncertit. Çfarë ju obligonte më tepër gjatë përgatitjes për këtë koncert?Pasioni dhe dashuria ime për muzikën nuk më kanë obliguar ndonjëherë! Prezentimet para publikut më japin kënaqësi dhe motiv për të dhënë gjithmonë
më të mirën time. Përgatitjet janë lumturi për mua. Përgatitjet janë të njëjta për çdo publik, pa dallim! Ata që duan të më dëgjojnë meritojnë përkushtim maksimal, e ky parim ka vlejtur për çdo prezentim timin.
A mendoni se ka ardhur koha për ti rrëzuar kufinjtë dhe armiqësitë në Ballkan dhe çfarë roli kanë artistët në këtë rast?Ka shumë rëndësi si ndjehet njeriu, personalisht se kam parë dhe ndjerë ndonjëherë botën me kufinjë!
Kënga “Suus” pati një impakt të veçantë gjatë Festivalit Europian, si u prit kjo këngë nga publiku i këtij Beogradi?Kënga “Suus” nuk ishte pjesë e repertorit, megjithatë në fund të koncertit, publiku në këmbë më ktheu për bis dhe zëshëm kërkoi interpretimin e këngës “Suus”. Versioni që luajtëm u pëlqye dhe duartrokit fort!
Prej kohësh ju kemi parë larg festivaleve, ka qenë kjo një zgjedhje e e juaja apo koncertet si ai Beogradit kërkojnë shumë kohë?Pavarësisht prezencës më të rrallë mediatike unë vazhdoj të punoj e të prezentohem atëherë kur mendoj se kam çfarë të them. Cilat janë projektet tuaja në vazhdim? Për punët e reja do të flasë kur të jetë momenti i duhur! Falemnderit për mbështetjen e punës sime… ju dua!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.2%
-
Trump
50.1%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14