Rona Nishliu ka nisur një fushatë për të kundërshtuar dhunën ndaj fëmijëve.

Nishliu e ka nisur fushatën e saj në rrjetin social Instagram ku fillimisht ka publikuar një vizatim të dorës së saj me mbishkrimin “Stop child abuse” të cilës I ka bashkangjitur edhe shënimin: “Unë ngre dorën kundër dhunës ndaj fëmijëve, bëjeni edhe ju”.

Pas këtij postimi nismës së Rona Nishliut I janë bashkangjitur edhe emra të tjerë të ekranit por edhe qytetarë të thjeshtë për të luftuar kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Mesazhet që përcjellin personat me anë të vizatimit të dorës janë nga më të ndryshmit por më së shumti spikasin ato që bëjnë thirrje për bashkëjetesë me fëmijët dhe për ti bërë ata të lumtur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)