Rona Nishliu, pozon për “Teuta” Magazine

Rona Nishliu, pozon për “Teuta” Magazine
Këngëtarja kosovare, Rona Nishliu ka pozuar për “Teuta” Magazine dhe duket më në formë se kurrë. Fotografia e saj është realizuar nga fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha. Këngëtarja Rona Nishliu do të këndojë shqip në skenën e “Eurovizionit” në Baku të Azerbajxhanit.Ajo e ka përfunduar tashme versionin final të këngës “Suus”. Për regjistrimin e këngës ajo punoi në studiot e Ocean Ëay Recording dhe Capitol Records në Los Anxheles, ndërsa përpunimi i saj bëhet në studion muzikore Sterling, në Nju-Jork.Këngëtarja nga Kosova do të performojë në natën e parë të festivalit, 22 maj, së bashku me shtetet si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria, etj. Këtë vit në Eurovizion do të konkurojnë 37 këngë në dy netë gjysmë finale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu