Rona Nishliu prezanton albumin
e ri, transformon këngët e vjetra

Rona Nishliu prezanton albumin<br />e ri, transformon këngët e vjetra
Me lirinë e të eksperimentuarit që i fal xhazi por edhe me pasurinë e trashëgimisë së këngëve shqiptare, Rona Nishliu ka prezantuar albumin e saj të parë. “Me motivet tona”, i cili erdhi fillimisht si një projekt ku u prezantua në Tiranë dhe Prishtinë, Rona Nishliu e sjell në një album.

Një repertor i muzikës popullore shqiptare i sjellë mes fuzioneve të rrymave ‘free jazz’, ‘trip hop’ dhe ‘soul’ janë përmbledhur në një album të vetëm, albumi i parë i këngëtares nga Kosova. “Ju përshendes e lumtur që sot po ndaj me të gjithë albumin tim të parë “Me motive tonat”.

Këngën single të albumit e kam shkruar gjatë procesit të përpunimit dhe transformimit të këngëve të vjetra shqipe që përbëjnë boshtin e këtij albumi. Përmes ngacmimeve repetitive që karakterizojne lojën me motivin kryesor të kengës, "Me motive tonat" bashkon motivet e rajoneve më të thella dhe të largëta, prej jugu në veri, nën ritmet bashkëkohore të ëorld music dhe jazz” rrëfen Rona.

Albumi me të njëtin titull ka videon e këngës single të albumit, e titulluar po ashtu “Me motive tonat”, si dhe 8 video të kengeve të tjera të albumit.
rona nishliu
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!