Ky nuk është Reali më i mirë në gjithë historinë e klubit të bardhë në Spanjë, pasi në tetë ndeshjet e para që ka zhvilluar në kampionat po has shumë vështirësi duke shpëtuar në minutat e fundit dhe rrezikuar dy herë humbjen.

Me këtë lojë trajneri i ekipit të Realit, Anceloti rrezikon shumë largimin nga bankina duke qenë se akoma nuk e ka ngritur ekipin në lartësinë e duhur në kampionat. Ndeshja përballë Levantes në transfertë është një tjetër rast që e tregoi dobësinë që po kalon Reali këtë edicion.

Ndeshja në kampionat ishte mjaft e vështirë për madrilenët pasi ishin dy herë në disavantazh, por falë golave të Ramosit dhe Moratës arritën të barazonin shifrat me shumë lodhje, derisa në minutat e fundit të ndeshjes është ai, gjithmonë aty për të shpëtuar për të disatën herë.

Ronaldo arrin të shënojë golin e tretë duke shpëtuar ekipin nga ankthi që po kalon kohët e fundit. Ndeshja ka kaluar përmes shumë kundërshtimeve dhe peripecive. Ndërsa Roma në Seria A ka konfirmuar se është ekipi më i mirë në kampionat pasi ka arritur të fundosë ekipin e Interit për 44’ duke shënuar tre herë brenda pjesës së parë.

Legjenda e romanëve, Totti arriti të shënonte dy herë në pjesën e parë, ndërsa golin e tretë e shënoi Florenzi. Interi nuk u ngrit në lartësinë e ndeshjeve të fundit në kampionat duke treguar shumë probleme.