Cristiano Ronaldo, Gianluiggi Buffon dhe Lionel Messi janë finalistët për çmimin si lojtari më i mirë në Europë për sezonin 2016-2017.
Ceremonia të zhvillohet më datë 24 Gusht në Monaco, ndërsa fituesi sipas të gjitha shanseve do të jetë sulmuesi i Realit të Madridit, që ka fituar gjithçka këtë edicion.
Ronaldo fitoi Champions League, kampionatin spanjoll, Superkupën e Europës dhe është shumë pranë edhe Superkupës së Spanjës, pasi ndeshjen e parë Reali e fitoi 1-3 përballë Barcelonës.
Gardiani i bardhezinjve fitoi kampionatin me Juven, por humbi finalen e Champions League përballë Ronaldos, që i shënoi dy gola duke i zbehur shanset për triumfin personal.
Rikthimin te trofeu personal e kërkon edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, por këtë vit ngriti vetëm trofeun modest të Kupës së Mbretit.
Emrat e tre finalistëve janë vendosur nga një juri e përbërë prej 55 trajnerësh, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Champions League dhe Europa League si dhe nga një grup gazetarësh sportiv të përbërë prej 55 personash. Ronaldo dhe Messi e kanë fituar dy herë këtë çmim.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com