Fituesi i Topit të Artë për 2013 që ka fituar gjithçka në karrierë në një intervistë shprehet se i vetmi trofe që i mungon është Kupa e Botës.

Ronaldo do të udhëheqë Portugalinë në një mision që duket shumë i vështirë, por jo i pamundur, pasi në futboll mund të ndodhë gjithçka.

“Ne e dimë që të fitosh Kupën e Botës është një sfidë e vështirë, por ne do të japim maksimumin për ta arritur.

Të fitoj Kupën e Botës me Portugalinë është ëndrra ime, pa dashur të ul meritat e kupave të tjera” deklaron ai. Më pas sulmuesi flet për Realin e Madridit dhe objektivat.

“Jam shumë i gëzuar te Reali dhe dua vetëm të arrij suksese të tjera, si individuale ashtu edhe kolektive.

Anceloti është një njeri i mirë dhe një trajner i zoti.

Këtë vit gjërat kanë ndryshuar pak, skuadra ka mbetur praktikisht e njëjta, punohet në mënyrë të ngjashme me vitin e kaluar, por ndiej se tani gjithçka është e mundur.

Dua të vazhdoj të luaj edhe për shumë vite” përfundon portugezi.


d.b/shqiptarja.com