Sulmuesi i "Real"-it të Madridit, Ronaldo është shprehur për mediat se ka ëndërruar prej shumë vitesh që të bëhej pjesë e historisë së ekipit spanjoll duke fituar "Champions League"-n e dhjetë. Tashmë që është më pranë se kurrë këtij momenti, portugezi deklaron se do të japë maksimumin që të ngrejë trofeun e shumëlakmuar në Portugali.

“Falë zotit, gjërat më kanë shkuar shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur që jam bërë pjesë e historisë së Realit të Madridit. Gjithmonë kam ëndërruar ta fitoj këtë trofe me "Real"-in e Madridit. "Champions" është një trofe që kemi shumë vite që duam ta fitojmë. Këtë  vit që i jemi afruar kaq pranë sa nuk dëshirojmë të na ikë nga duart” deklaroi ai. Më pas portugezi ka folur për kundërshtarin dhe për trajnerin Ançelotti. “Atletico" është një ekip shumë kompakt.

Do të jetë një finale shumë e bukur ku fituesi vështirë se mund të parashikohet.

Besoj se kjo ndeshje do të zgjidhet nga detajet. Të punosh me Ançelotin është diçka shumë e bukur, pasi është një njeri i shkëlqyer. Ai është një person unik. Si trajner nuk kam asgjë për të thënë pasi faktet thonë gjithçka dhe të gjithë e dinë që ai është një trajner fitues” përfundoi ai.
 
Redaksia online
(d.b/shqiptarja.com)