Ronaldo është mjaft "modest":
Aktualisht jam më i mirë se Messi

Ronaldo është mjaft "modest":<br />Aktualisht jam më i mirë se Messi
Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo e pranon se rivaliteti me yllin e Barcelonës, Lionel Mesi ka ndikuar që ai të përmirësohet shumë, sidomos që pas ardhjes në “klubin mbretëror” në vitin 2009.

“Për mendimin tim ne i kemi shërbyer si stimul njëri-tjetrit. Kjo është arsyeja që konkurrenca është në nivelin më të lartë, kurse Reali e Barça janë skuadrat më të mira në botë”, ka theksuar Ronaldo. Portugezi dhe argjentinasi në këtë edicion kanë shkruar një faqe të re në historinë e futbollit spanjoll.

Ronaldo ka shënuar 46 gola në 38 ndeshje në Primera Division, kurse Lionel Mesi ka arritur në kuotën e 50 golave në 37 ndeshje. Megjithatë, Ronaldo nuk ka dëshirë të krahasohet me rivalin e tij kryesor.

“Historia e krahasimit ka filluar të më lodhë. Unë i qëndroj mendimit se nuk mund të krahasohet një Ferrari me një Porshe, pasi kanë motorë të ndryshëm. Ai bën më të mirën për Barcelonën, kurse unë për Realin. Nuk është çështja se cili është më i mirë. Thjesht nuk kam dëshirë të krahasohem me dikë tjetër. Disa njerëz thonë se jam unë më i mirë, disa të tjerë se është ai, por në fund do të vendosin se cili është lojtari më i mirë për momentin dhe këtu mendoj se jam unë”, ka shtuar Ronaldo.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë

Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë