Ronaldo Luís Nazário de Lima, i njohur si Ronaldo ka nisur punën si presidenti i ri i klubit spanjoll Valadolid. Ai po mendon për përforcimet në merkaton e janarit, dhe synimin e parë që ka është talenti i Real Madridit, Vinicius.
“Ia kam kërkuar Florentinos këtë lojtar, por është e komplikuar,”- është shprehur Ronaldo. Por braziliani ka edhe një tjetër kërkesë të veçantë kundrejt Gerard Pique.
“Nipat e mi janë të dashuruar me Shakirën dhe i kam kërkuar të bëjmë një video. Nga ky moment kemi filluar të flasim nga pak. Duhet të takohemi për të folur për një projekt, por ende nuk e kemi bërë,”- rrefën Presidenti.

Ronaldo, presidenti brazilian
/Shqiptarja.comKomente

