Sulmuesi i Realit të Madridit ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga World Soccer për vitin 2013 pas paraqitjeve mjaft të mira duke lënë pas argjentinasin Lionel Mesi.

Por fenomeni brazilian, Ronaldo nuk është i mendimit që portugezi duhet që të marrë Topin e Artë. Ish-sulmuesi i Realit, që ka dalë në krah gjithmonë të ‘Los Blankos’ këtë herë është duke bërë një fushatë kundër portugezit duke deklaruar se trofeun e më të mirit e meriton Mesi.

“Nëse do të vija bast, të jeni të sigurt që gjithçka do ta vendosja për Lionel Mesin. Mendoj si është ai kandidati më i mundshëm për ta fituar dhe besoj se e meriton.

Gjithashtu mendoj se është po aq e padrejtë që Ronaldo mos ta fitojë këtë trofe” deklaroi ai. E ndërsa për Ronaldon dhe Realin po flitet cdo ditë e më shumë si një dyshe e pathyeshme, e kundërta po ndodh me Barcelonën dhe Mesin, pasi dashurisë së tyre duket se po i vjen fundi.

Një gjë të tillë në mënyrë indirekte e ka konfirmuar edhe presidenti Rosell duke thënë se gjithçka është e mundur dhe se asgjë nuk përjashtohet.

“Për momentin nuk ka një marrëveshje për rinovimin. Përsa kohë do të jem unë president i Barcelonës do të jetë shumë e vështirë që Messi të largohet nga ky klub, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur” përfundoi ai.