Cristiano Ronaldo është bashkuar në stërvitje me ekipin A të Manchester United. Ylli portugez u dënua nga trajneri ten Hag duke u dërguar të stëvitet me ekipin U-21, teksa nuk u grumbullua për ndeshjen me Chelsea fundjavën që lamë pas. Sulmuesi u largua i nervozuar nga stoli pas fitores së "Djajve" 2-0 me Tottenham, duke mos pranuar të futej në fushë. Veç kësaj ndeshja kishte edhe tre minuta lojë para se sulmuesi të largohej.
Kjo mungesë disipline i kushtoi CR7 edhe 1 milionë euro gjobë që klubi vendosi ndaj tij. Tanimë gjithçka ka mbetur pas, me palët që gjetën gjuhën e përbashkët. Të enjte në 21:00 United pret në ishull Sheriff Tiraspol për ndeshjet e grupit në Europa League me portugezin që pritet nga minuta e parë.