Spanjë - Do të ritakohen të mërkurën për finalen e International Champions Cup dhe është e sigurt që përqafime nuk do të ketë mes Cristiano Ronaldos dhe Muorinhos. Pas sulmit të drejtpërdrejtë që i bëri trajnerit portugez duke thënë se Ronaldo i vërtetë është fenomeni brazilian vjen edhe kundërpërgjigjia e yllit të Realit të Madridid.

Në një konferencë shtypi, Cristiano Ronaldo i pyetur për deklaratat e Murinjos ka thënë: “Unë nuk pështyj në pjatën ku kam ngrënë”.

E gjitha kjo vjen në një moment kur portugezi është pranë rinovimit me Realin. Mediat spanjolle raportojnë se Ronaldo ka shtrëmbëruar fytyrën kur i kujtuan Murinjon. Ata miq nuk kanë qenë kurrë dhe tani fillojnë thumbimet në distancë.

Pavarësisht flirteve me klubet angleze dhe franceze, Ronaldo ka vendosur t’i betohet Realit për një dashuri të përjetshme. Është arritur akordi për rinovimin e tij deri në 2018-tën. Edhe 5 vite në Madrid ku madje me rritje page. Ronaldo pritet të përfitojë 17 mln euro në sezon.


(v.gj/shqiptarja.com)