Kalimi në turin e 1/8 në kompeticionin e Champions league nuk e ka zbehur aspak debatin në Spanjë mbi të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Portugezi në përfundim të ndeshjes me ekipin e Manchester City-n është shprehur i lumtur me kalimin e grupit, por nuk është përgjigjur kur është pyetur në lidhje me të ardhmen në "Stantiago Bernabeu" duke e anashkaluar përgjigjen me një buzëqeshje ironike.

Ronaldo para pak ditësh deklaroi se nuk ndihej mirë në Madrid, pasi nuk kishte mbështetjen e drejtuesve të ekipit në garat përballë Mesit për trofetë personal. Ndërsa pas derës qëndron edhe PSG me një ofertë që mund të kalojë 100 milionë eurot.

(D.B/SHQIPTARJA.COM)