Ronaldo jashtë treshes për ‘Topin e Artë’, portugezi nuk mer pjesën në ceremoninë e së hënës në Paris

Ronaldo jashtë treshes për ‘Topin e Artë’, portugezi nuk mer pjesën në ceremoninë e së hënës në Paris

Sonte në mbrëmje në Paris do të mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019 ku sipas të gjitha gjasave fituesi do të jetë Lionel Messi. Argjentinasi sipas një listë paraprake të zbuluar në interenet do të bëhet për herë të gjashtë fituesi i këtij çmimi prestigjioz që jepet nga revista franceze ‘France Football’, diçka të cilën nuk e ka bërë askush më parë.

Madje në listën e zbuluar bie në sy se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë as në treshen e parë, duke e përjashtuar kategorisht si fitues i ‘Topit të Artë’.

Mediat në Itali, konkretisht ‘Corriera della Sport’, ka shkruar se për këtë arsye portugezi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Paris, por do të jetë në Itali ku do të jetë i pranishëm  “Grand Gala”, që organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve. Në këtë event, Ronaldo prite që të shpallet lojtari më i mirë i Serisë A për sezonin që lamë pas.

Në treshen për ‘Topin e Artë’ bëjnë pjesë Lionel Messi, Van Dijk dhe Mohamed Salah.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive