Ronaldo kthehet në Lizbonë, aty
ku para 19 vitesh qante në telefon

Ronaldo kthehet në Lizbonë, aty<br />ku para 19 vitesh qante në telefon
Ylli i Reali të Madritit, Cristiano Ronaldo rikthehet në Lisbonë. Aty ku filloi gjithçka e teksa vazhdon të provojë nga dita në ditë pse duhet të konsiderohet përkrah më të mirëve të të gjitha kohërave.

Cristiano Ronaldo e nisi 2016-ën, jo në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dështuar të shënojë ndaj Valencias dhe Deportivos në dy ndeshjet hapëse. Por që prej atëherë, ai ka shënuar 46 gola në 46 ndeshje, ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Evropës, duke ju bashkuar legjendave si Di Stefano, Pele, Maradona apo Leo Messi si më të mirët që ka njohur historia e këtij sporti.

Do të thotë shumë për 31-vjeçarin të rikthehet në vendin ku nisi gjithçka, Sportingu i Lisbonës, kësaj radhe duke prezantuar kampionët e Europës në fuqi, Realin e Madritit.
 
Tripleta kundër Atletikos, e 39-ta në karrierën e tij, është impresionuese. Pas kësaj, trajneri i tij legjendar, Zinedine Zidane u shpreh se nuk ka më dyshime se Ronaldo është më i miri dhe se e meriton plotësisht topin e artë.

Ronaldo shkoi tek Sportingu i Lisbonës si një fëmijë 12-vjeçar i frikësuar i cili qante në telefon kur fliste me mamanë e tij në Madeira çdo natë.
 
U largua në moshën 18-vjeçare në kërkim të famës tek Manchester United dhe të martën në mbrëmje do të kthehet si më i miri i vitit 2016 si dhe një ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

[gallery]19793[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve