Presidenti i Portugalisë, Anibal Cavaco Silva ka vendosur që të nderojë Cristiano Ronaldon me titullin “Oficeri i Lartë”.
Titulli që do t’i akordohet Ronaldos është një nga medaljet më të rëndësishme të vendit luzitan.
Në komunikatën e Presidencës së Portugalisë thuhet “Ronaldo ka qenë një simbol i Portugalisë në të gjithë botën, duke qenë një shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj”.
Ceremonia është planifikuar që të zhvillohet më datë 7 Janar në Pallatin Belem, në rezidencën presidenciale në Lisbonë.
Me urdhrin “Oficer i lartë”, që është krijuar në vitin 1960 janë nderuar figura të njohura si Mourinho dhe Felipe Skolari.
Botërori i Brazilit, 10 mijë forca speciale për sigurinë
Trazirat e shkaktuara gjatë Kupës së Konfederatave të 2013 kanë bërë që autoritet e Brazilit të mendojnë për krijimin e një force të posaçme për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë kampionatit Botëror që do të zhvillohet këtë vit.
Koloneli Alexandre Augusto Aragon që drejton Forcën Kombëtare të Sigurisë së Brazilit ka deklaruar se gjatë kampionatit Botëror do të jenë në gatishmëri 10 mijë forca speciale për të shmangur cdo incident, apo përleshje si në Kupën e Konfederatave.
“Për Kampionatin Botëror, ne po trajnojmë mbi 10,000 oficerë se si të sillen në rast të përleshjeve, dhe jemi në pozitë që të veprojmë shpejt në të 12 qytetet që do të jenë mikpritëse të ndeshjeve. Ne do të ndërhyjmë vetëm kur të kemi misione specifike. Do të infiltrojmë edhe mini-robotë spiunë brenda demonstruesve për të identifikuar autorët.
Besoj që do të arrijmë që të garantojmë siguri maksimale, pasi dikur kam pasur edhe 42 fronte të hapura përnjëherë në gjithë shtetin.” përfundoi ai. Trazirat gjatë Kupës së Konfederatave tremben autoritet braziliane, por edhe FIFA-n që nuk përjashtuan edhe dështimin e eventit dhe rrezikun për zhvillimin e Kupës së Botës.
/Shqiptarja.com