Ronaldo më pranë largimit nga
Reali se kurrë, ja faktet e fundit

Ronaldo më pranë largimit nga<br />Reali se kurrë, ja faktet e fundit
Madridi në alarm. Cristiano Ronaldo ndoshta ndodhet më pranë largimit nga Reali se kurrë. Sulmuesi portugez deklaratën e para pak ditëve se edhe mund të largohet nga Spanja e ka shoqëruar edhe me disa veprime në përballjen me PSG që lënë shumë dyshime se ky është edicioni i fundit me mbretërit e Madridit.
 
Gjithçka nisi me intervistën që portugezi dha të Hënën për gjermanen Kicker ku u shpreh “Të largohem nga Madridi? Përse jo”.
 
Kaq mjaftoi që Presidenti i Realit, Florentino Perez t’i kërkonte llogari  gjatë pritjes së lojtarëve para ndeshjes me PSG duke iu drejtuar Ronaldos me fjalët “Duhet të flasim bashkë”. Ndërsa Ronaldo iu përgjigj ftohtë dhe me seriozitet se “Si the? Unë nuk e kam thënë atë” duke iu referuar intervistës dhe zhurmës që krijoi.
ronaldo
Për të rritur spekulimet dhe për të lënë të kuptohet se jo gjithçka shkon mirë dhe se ka një krisje, pas ndeshjes me PSG, ku Reali fitoi, Ronaldo iu drejtua trajnerit Lorent Blanc duke i thënë dicka në vesh.
 
ronaldo
Tekniku i PSG, Blanc pas ndeshjes tha se "Ronaldo më ka thënë diçka të mirë, ndoshta është sekret. Po të mos ishte sekret, do të e thoshte këtë në media dhe jo në veshin tim".
 
Por nuk mjaftoi me kaq, pasi pas përfundimit të ndeshjes teka presidenti i PSG Nasser Al Khelaifi po jepte një intervistë në zonën miks të gazetarëve, Ronaldo i shkelu syrin duke ndaluar për ta përshëndetur.
 ronaldo
Tre episode të ndryshme dhe nëse është e vërtetë që tre të dhëna përbëjnë një provë atëherë Cristiano Ronaldo realisht mund të jetë në prag të largimit nga Reali i Madridit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)

Uragani Milton, 5 viktima në Florida! Shtëpi të shkatërruara dhe 3 milionë banesa pa energji elektrike (FOTO)