Sulmuesi i ekipit të Realit të Madridit ka shpallur objektivat për edicionin e ri. Portugezi këtë edcion kërkon të kapërcejë shifrën e 60 golave dhe të fitojë Ligën e Kampioneve, e cila mbetet një nga prioritet e madrilenëve.

Nga Amerika, aty ku Reali po zhvillon fazën përgatitore, Ronaldo shprehet se: Dua të fitoj gjithcka. Në La Liga do të jetë një garë e vështirë, pasi ekipet janë forcuar me blerjet gjatë merkatos. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në Ligën e Kampioneve, e cila nuk ka ekipe të vogla. Megjithatë Reali është gjjithmonë aty dhe gati për të dhënë maksimumin". Në fund të muajit, Reali do të ndeshet me Barcelonën për Super Kupën e Spanjës, një sfidë, e cila për Ronaldon është e vecantë dhe kërkon përgatitje speciale.

(d.b/shqiptarja.com)