Nuk është e çuditshme, por e vërtetë, Ronaldo dhe Mesi do të luajnë së bashkë në një ekip futbolli. Kështu të gjitha pikëpyetjet nëse dy yjet e futbollit botëror të momentit mund të luajnë bashkë ka marrë një përgjigje.

Ideja për të bashkuar dy ikonat me një fanellë është e brazilianit Rivaldo, i cili ka menduar që të organizojë një ndeshje miqësore bamirësie.

Përgjigja e argjentinasit dhe portugezit ka qenë pozitive për idenë e kampionit të botës, brazilianit Rivaldo.

Të gjithë sportdashësit do të kenë mundësinë që për herë të parë, por ndoshta jo të fundit dy rivalët e përjetshëm të luajnë përkrah njëri tjetrit.

Data se kur do të zhvillohet miqësorja dhe vendi nuk janë vendosur akoma.

(d.b/shqiptarja.com)