Ronaldo mposht Messin, shpallet lojtari ‘më i fuqishëm’ në Instagram

Ronaldo mposht Messin, shpallet lojtari ‘më i fuqishëm’ në Instagram

Christiano Ronaldo, Lionel Messi

Cristiano Ronaldo është zgjedhur si “lojtari më i fuqishëm” në rrjetin social “Instagram”. Kapiteni i Portugalisë lë prapa Lionel Messin, Neymarin e Kylian Mbappen, si lojtari me më së shumti ndikim në platformën e rrjeteve sociale pasi pati një rritje prej 48% të ndjekësve në vitin e fundit.

Ronaldo tani ndiqet nga 481 milionë njerëz në “Instagram” dhe renditet si lojtari më me ndikim nga ata që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, sipas “BBC”.

Renditja bazohet në mjetin e matjes së ndikimit të “Nielsen Sports”, që  vlerëson ndjekësit total, rritjen e ndjekësve, shkallën e angazhimit dhe vlerën për postim në “Instagram”.

Ronaldo besohet të ketë një vlerë prej 3,585,218 dollarësh. Rivali i tij i madh Lionel Messi, i cili tani ndiqet nga 360 milionë njerëz – një rritje prej 38% në vitin e kaluar, renditet i dyti në listë. Ai ka gjithashtu një vlerë të madhe postimesh prej 2,631,388 dollarësh.

Argjentinasi pasohet nga dy bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain, Neymar dhe Mbappe. Dyshja e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Karim Benzema janë në vendin e pestë dhe të gjashtë në listë, ndërsa Paulo Dybala i Argjentinës është i shtati. N’Golo Kane, Paul Pogba dhe Sergio Ramos, e mbyllin top-dhjetëshen.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës

VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës