Kristiano Ronaldo nuk ndihet mirë në Spanjë dhe ky është një lajm që ka gëzuar shumë ekipe në Angli, Itali dhe Francë. Luzitani edhe pse arriti të shënojë dy gola me ekipin merengues përballë ekipit të Grandës në fundjavë nuk festoi duke lënë të kuptohej gjendja e vështirë që po kalon në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nga ky moment mund të përfitojë Manchester City, PSG apo Milani për të realizuar goditjen e fuqishme në merkato.

Shkak për gjendjen e ndërlikuar të portugezit mendohet se është bërë grupi i futbollistëve të ekipit kombëtar spanjoll, të cilët nuk e kanë mbështetur në shumë raste, sulmi i spanjollëve përballë tij, por edhe dalja kundër e Marcelos që ka mbrojtur kapitenin Iker Casillas ka mjaftuar që Ronaldo të fillojë të ndiejë presionin dhe ndoshta të mendojë largimin. Pas ndeshjes ylli portugez u shpres se “Unë nuk ndihem mirë në Madrid dhe këtë e dinë mjaft mirë drejtuesit e klubit”

(d.b/shqiptarja.com)