Cristiano Ronaldo së fundmi është fotografuar përkrah bukuroshes italiane Cristina Buccinio, ndërsa fotoja menjëherë ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Por nga ana tjetër ish e dashura e tij Irina Shayk po shijon pushimet me aktorin Bradley Cooper në brigjet e Sardenjës.
 
Modelja ruse dhe aktori amerikan nuk kanë sesi të mos tërheqin vëmendjen e mediave rozë teksa shfrytëzojnë diellin dhe temperaturat e larta për të shijuar verën e njëkohësisht për të dashur njëri-tjetrin.
 
Modelja ruse edhe një herë ka treguar hiret e veta dhe dashurinë e madhe për aktorin me të cilin janë të lidhur prej më shumë se një viti.









Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

1/4