Ndeshja miqësore ndërmjet Turqisë dhe Portugalisë ka bërë bujë të madhe, sidomos për shkak të fitores bindëse të turqve, me rezultat 3:1, por edhe humbjes së penalltisë nga Kristino Ronaldo.
Por përkundër dështimit nga pika e bardhë ylli i Real Madridit nuk shprehet i shqetësuar. “Zakonisht shënoj nga penalltitë, por do të jemi me moralin e duhur në Europian. Dështimet ndodhin, por, pa marrë parasysh këtë dështim dhe humbjen kundër Turqisë, ne nuk do të lejojmë të humbim shpirtin luftarak në Euro 2012. Ne do të vazhdojmë më tej, me besimin e duhur dhe do të japim maksimumin tonë në Poloni dhe Ukrainë" tha sulmuesi i Real Madrid dhe i kombëtares së Portugalisë.(rb.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com