Ronaldo pëlqen Serie A:
Mund të luaj atje në të ardhmen
Përfaqësuesi portugez iu bashkua ‘Los Blancos’ në vitin 2009 nga Manchester United dhe që nga ajo kohë ka realizuar 143 gola nga 141 ndeshje
Cristiano Ronaldo ka pranuar se në të ardhmen mund të luajë në Serie A, pasi e shijoi Premierligën dhe La Ligan. Portugezi thotë se kampionati italian është i treti në Evropë, por lavdëroi ekipet si Inter, Milan e Juventus. 27 vjeçari insiston se ndihet mirë në Real Madrid, por shton se, për të qenë më i miri në botë, duhet të kesh sukses në kampionate të ndryshme.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ia ka lënë dyert hapur mundësisë që të lëvizë në drejtim të Serie A, duke thënë ‘kurrë mos thuaj kurrë’, për mundësinë e një transferimi të mundshëm në kampionatin italian të futbollit në të ardhmen.
Përfaqësuesi portugez iu bashkua ‘Los Blancos’ në vitin 2009 nga Manchester United dhe që nga ajo kohë ka realizuar 143 gola nga 141 ndeshje. Përkundër faktit se e pranoi që është i lumtur në Spanjë, 27 vjeçari ka zbuluar se nuk e përjashton mundësinë që të lëvizë drejt Italisë, duke treguar se i pëlqejnë tri klubet më të mëdha të këtij vendi.
“Unë e respektoj ligën e italiane, por për momentin është e treta, pas La Ligas dhe Premierligës. Mirëpo, kurrë mos thuaj kurrë. Në të ardhmen mund të luaj atje, pse jo? Italia ka ekipe fantastike si Inter, Milan e Juventus”, deklaroi ish futbollisti i Manchester Unitedit për televizionin italian Mediaset.
Ai megjithatë është krenar për ekipin në të cilin luan momentalisht, përkundër faktit se dështoi ta fitonte Ligën e Kampionëve në tre sezonet e para. “Jam krenar që luaj me Real Madridin, sepse këtu zbavitem. Kur nuk e shijon një eksperiencë, kjo është një shenjë se është koha që të lëvizësh. Por, për momentin unë jam i lumtur këtu në klubin më të madh në botë”, shtoi ai.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.4%
-
Të gabuar
22.3%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Sarandë/ Çahet diga e hidrocentralit Sasaj, uji vërshon në 12 biznese! Policia: Rrezik përmbytjeje! Aksi Lukovë-Bunec kalohet vetëm nga automjete të rënda
16 Janar, 13:55
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e fubollit shkodran dhe Kombëtares
16 Janar, 13:52
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin 'Maria'
16 Janar, 13:28
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzan Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erjon Braçe nuk do jetë në Fier, i ofrohet njësia 5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55