Ronaldo parakalon Van Dijk dhe Messi-n për 'Topin e Artë', portugezi konfirmon pjesmarrjen në Paris

Ronaldo parakalon Van Dijk dhe Messi-n për 'Topin e Artë', portugezi konfirmon pjesmarrjen në Paris

Cristiano Ronaldo sipas informacioneve nga mediat italiane do të bëhet futbollisti i parë me 6 ‘Topa të Artë’ në historinë e futbollit. Lojtari i Juventusit që në verën e 2018 u ble për më shumë se 100 mln euro, sipas ‘Corsport’ ka parakaluar Lionel Messi-n dhe Van Dijk për trofeun individual prestigjioz, që jepet më 2 dhjetor nga revista franceze ‘France Football’.

Vetë futbollisti ka konfirmuar pjesmarrjen në ceromoni, diçka të cilën nuk e bëri te FIFA, për të cilën më vonë u tha se i akordoi çmimin e më të mirëve Lionel Messi-t prej inat të Ronaldo-s. Mediat në Itali shkojnë më tej duke thënë se në ditët e fundit një delegacion i revistët franceze ka vizituar Ronaldo-n në Torino dhe pritet që të ketë edhe një darkë me Fabio Paratici-n, drejtorin sportiv të Juventusit.

Deri më tani favorit për Topin e Artë ishte mbrojtësi i Liverpool Virgil Van Dijk, por faktet tregojnë se kursi ka ndryshuar. Gjatë sezonit të fundit Cristiano Ronaldo ka fituar jo pak, duke filluar nga Seria A, Superkupën e Italisë, por edhe Ligën e Kombëve me Portugalinë.

Viti i fundit që Ronaldo ka fituar këtë çmim ishte në 2017 dhe në rast se e bën sërish të vetin, diçka e cila duket shumë e mundshme, do të kalojë Lionel Messi-n, i cili aktualisht ka po aq ‘Topa të Artë’ sa argjentinasi, 5.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë