Kristiano Ronaldo shpëton Real Madrid. Ylli portugez shënoi golin e fitores në derbin e vogël ndaj Getafes 5 minuta nga fundi duke I dhënë skuadrës së Zidane fitoren 2-1.

Real Madrid kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Benzema .Francezi finalizoi mjaft bukur një aksion personal në minutën e 39-të.

Getafe do të barazonte në pjesën e dytë me Molinën në minutën e 56-të një gol dukshëm në pozicion jashtë loje.

Dhe në fund ai që nxjerrë Realin nga situata është Ronaldo me një gol të bukur në të 85-tën duke e ngjitur Realin në kuotën e 17-të pikëve.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com