“Di Maria dhe Xabi Alonso ishin lojtarë shumë të rëndësishëm, por tani kanë ikur dhe duhet të ndihmojmë ata që do t’i zëvendësojnë. Nuk mund të flas për atë që mendoj sepse përndryshe do të dilja në faqen e parë të gazetave. Nëse klubi mendon të shesë disa lojtarë për të blerë të tjerë e bën për të mirën e shoqërisë dhe ne duhet thjesht të pranojmë vendimet, por vetëm koha do të na tregojë nëse janë vendime të drejta ose të gabuara”tha ai.
Ndërsa përsa i përket rikthimit në formën optimale portugezi është optimist. “Jam i sigurt se shumë shpejt do të jem sërish në 100% të formës time për këtë po punoj shumë gjatë gjithë kohës” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com