Ronaldo, Riberi dhe Mesi janë tre futbollistët që janë përzgjedhur nga UEFA për të luftuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2013.
Fituesi do të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë në Monako, gjatë shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve UEFA 2013/14, të enjten më 29 gusht.
Riberi është i avantazhuar në krahasim me Ronaldon dhe Mesin, pasi arriti që të fitonte gjithçka edicionin që lamë pas duke fituar Champions Leaguen, Kupën e Gjermanisë, por edhe kampionatin.
Ndërsa Mesi fitoi vetëm kampionatin, por në garë është edhe Ronaldo, i cili pavarësisht se nuk arriti të fitonte trofe shikohet si favorit. Portugezi ka qenë një makineri golash për Realin duke shënuar pafund në kampionat, Champions dhe Kupë, pa harruar kombëtaren.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA