Cristiano Ronaldo ringre Juventusin dhe bardhezinjtë mbeten në garë të plotë për zonën Champions. Në ditën kur Interi u shpall matematikisht kampion dhe zbriti nga froni Juventusin bardhezinjtë fituan me përmbysje 2-1 ndaj Udineses.
Molina i befasoi në fillim të ndeshjes duke kaluar friulanët në avantazh por në fund portugezi përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola. Në minutën e 83-të Ronaldo barazoi me penallti ndërsa një minutë nga fundi me kokë shënoi golin e fitores. Të dielën luhet Juventus-Milan super sfida për zonën Champions.
Ndërsa Roma vijon rënien e lirë pasi u mposht edhe nga Sampdoria dhe rrezikon edhe vendin e shtatë. Me golat e Silva dhe Jankto triumfuan të besuarit e Ranierit ndërsa verdhekuqtë numërojnë katër ndeshje pa fitore.
Në La Liga gara e titullit mbetet mëse e hapur edhe pas javës së 34-të. Pas Atletico Madrid dhe Realit fitoi edhe Barcelona që mundi 3-2 Valencian edhe pse me vështirësi.Një dygolësh i kapitenit Leo Messi dhe rrjeta e tundur nga Griezmann zhvlerësuan golat e vendasve me autor Paulista dhe Soler. Kur duhen 4 ndeshje nga fundi në Spanjë kryeson Atletico me 76 pikë dhe Real e Barça kanë vetëm dy më pak. Të shtutën në “ Camp Nou” në duelin Barcelona-Atletico Madrid luhet fati i titullit./Përgatiti Andi Kapxhiu