Ronaldo pas gjestit ndaj futbollistit Gurpegui në ndeshjen e së dielës përballë Athletic Bilbao mund të dënohet me 3 ndeshje pezullim.

Portugezi do të ndëshkohet me një ndeshje pezullim në kampionat dhe të mungojë në sfidën ndaj Villarreal, pasi u largua me karton të kuq, por

Komiteti i Garave mund ta ndëshkojë atë me 1 ndeshje pezullim, apo 2 për gjestin ndaj kundërshtarit edhe pse për një prekje të lehtë në fytyrë, Gurpegui e ekzagjeroi rënien në tokë.

Sipas rregullores, Ronaldo mund të ndëshkohet nga 4-12 ndeshje.

Megjithatë mundësia më e madhe është që sulmuesi të dënohet vetëm 3 ndeshje,kjo do të thotë se do të mungojë në kampionat përballë Getafes dhe Elches, përveç Villarreal.

Kartoni i kuq që mori ndaj Bilbaos ishte i teti për sulmuesin, pasi 4 i ka marrë me Manchester United dhe 4 me Real Madrid.
 

d.bshqiptarja.com