Akoma para ngritjes së trofeut Champions League, Cristiano Ronaldo, ka befasuar me deklaratat e tij të dhëna në përfundim të finales së tretë radhazi të Champions league të fituar 3-1 kundër Liverpool.
“Në ditët e ardhshme do të vijë një përgjigje për të ardhmen time. Ka qenë shumë bukur të luaja për Real Madrid”. Fjalë që tingëllojnë si lamtumirë!
Më vonë, ai u pyet nga një televizion tjetër nëse deklarata e tij nënkuptoi se ai do të largohej. Ronaldo theksoi se ishte ngutur dhe nuk kishte qenë momenti i duhur t’i thoshe ato fjalë, edhe pse insistoi se nuk pendohet dhe se nuk garanton se e ardhmja e tij është në Real Madrid.
E arsyeja pas krejt kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën, sipas gazetarit të njohur të Sky Sports.
“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 400 mijë euro në javë. Neymar i merr 685 mijë euro në javë, ndërsa Messi 850 euro mijë në javë”, ka shkruar Kaveh Solhekol.