Gjesti që bëri në ndeshjen përballë Bilbaos do t’i kushtojë Ronaldos tre ndeshje pezullim. Cristiano Ronaldo do të humbasë ndeshjet kundër Villarreal, Getafe dhe Elche, ndërsa do të jetë për dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid.
Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit pas shqyrtimit të provave dhe relacionit të arbitrave vendosi që të dënojë me 3 ndeshje Ronaldon, pas kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Athletic Bilbaos.
Në fakt më shume se për goditjen e kundërshtarit, Ronaldo u dënua për gjestin ndaj arbitrit të katërt të ndeshjes në momentin që doli nga fusha, pavarësisht se ky i fundit, sipas pamjeve nuk e pa.
Komiteti i Garave vendosi që pikërisht për gjestin ndaj arbitrit portugezi të dënohet me dy ndeshje, ndërsa për gjestin ndaj kundërshtarit mjafton kartoni i kuq, që mban larg fushës një javë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com