Ronaldo sulmon Juventusin duke uruar Szczęsnyn: Duhej të tërhiqeshe për të kaluar në një ekip të madh

Ronaldo sulmon Juventusin duke uruar Szczęsnyn: Duhej të tërhiqeshe për të kaluar në një ekip të madh

Portieri Szczęsnyn dhe Ronaldo

Mediet në Itali e kanë parë si një "thumbim" kundër Juventusit komentin e Cristiano Ronaldos për Wojciech Szczęsnyn.

Në përfundim të ndeshjes mes Polonisë dhe Portugalisë, portieri polak u takua me Cristiano Ronaldon. Portugezi e uroi portierin për firmën me Barcelonën duke “thumbuar” ish-skuadrën e tyre.

“E pabesueshme, duhej që të tërhiqeshe për të shkuar në një klub të madh”, ka qenë batuta e thënë nga Ronaldo pasi takoi polakun.

Portugezi ka shigjetuar në mënyrë indirekte ish-skuadrën e tyre (Juventusin), ndërsa prej vitesh është edhe në një betejë ligjore pasi kërkon tre milionë euro të prapambetura nga pagat gjatë periudhës së pandemisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës arreston një sirian të dyshuar për vrasje